Inflacioni i lartë ‘godet’ SHBA-në

Qytetarët e kanë të vështirë të paguajnë qiranë dhe ushqimet

Inflacioni në nivele rekord në SHBA po godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.

Në Maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në Qershor, por çmimet e ushqimeve në vend janë ende 9,1% më të larta se një vit më parë.

Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit shumë organizata u krijuan në Nju Jork me synimin për të ndihmuar njerëzit e varfër. Sidoqoftë, subvencionet shtetërore për ta mbetën të njëjta ato thjesht ndahen tani mes më shumë njerëzve. E me paratë që marrin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të blejnë ushqim të mjaftueshëm, sepse çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten.

Shumë restorante dhe bare, pas bilancit katastrofik financiar që patën gjatë pandemisë, ia dolën t’i mbanin klientët duke mos i rritur, ose vetëm duke i rritur pak çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Por tani edhe ata kanë rritur pagat e punonjësve të tyre për t’i mbajtur ata sepse ka një kërkesë të madhe në tregun e punës.

Mark Cohen, një profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit Kolumbia, thotë se qeveria po bën gjithçka që mundet për të mbajtur situatën nën kontroll. Presidenti Joe Biden ka detyruar kompanitë e naftës dhe gazit të rrisin prodhimin dhe të mbajnë të ulëta çmimet e benzinës. Por Cohen beson se efektet e këtyre masave mund të bëhen të dukshme vetëm brenda një viti.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share