Industria e gëzofit të Greqisë në krizë

Lufta në Ukrainë ka bërë që qindra biznese në kastoria të mbyllen, pronarët kërkojne të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Për dekada, biznesi i veshjeve me gëzof të Antonis Disios ishte plot gjallëri për të plotësuar porositë për blerësit e tij të pasur rusë. Në Mars, sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë për luftën në Ukrainë e mbyllën biznesin brenda natës.

Ashtu si qindra biznese të tjera gëzofi në qytetin buzë liqenit të Kastorias në Greqinë veriore, një qytet shumë i varur nga industria, u ndalua të eksportohej në Rusi, tregu kryesor i gëzofit. Pa treg të brendshëm, ai dërgoi 23 punonjësit e tij në shtëpi dhe ekspozita dhe magazina e tij ishin të mbushura me qindra veshje të pashitura.

“Magazinat tona janë plot me peliçe, kemi bërë blerje në vitin 2021 për koleksionin tonë 2022, por janë të gjitha të pashitura, janë nëpër magazina. Jemi të dëshpëruar, nuk dimë çfarë të bëjmë. Ky mall është bërë vetëm për tregun rus, modelet janë vetëm për tregun rus, nuk mund të shkojnë në Kinë apo Kore, sepse gratë atje kanë lloje të tjera trupore.”

Teksa tregon një pallto që ai thotë se kushton 30,000 euro një nga peliçet më të shtrenjta në botë, sable ruse, ai i kërkoi BE-së të përjashtonte industrinë nga sanksionet.

“Kemi 40 vjet në këtë profesion dhe dikujt papritur bindet të shpallë luftë duke i shkatërruar të ardhme shumë industrive. I kërkojmë qeverisë por edhe BE-së të na ndihmojnë, të heqin embargon. Duhet të na lënë të lirë. Ose mund të vijnë t’i marrin dhe t’i shesin vetë.”

Kastoria është zemra e një industrie shekullore të gëzofit në Greqi, qendra e fundit e mbetur e prodhimit të gëzofit në Evropë dhe një nga vendet e pakta të BE-së që ende lejojnë kultivimin, pavarësisht presionit nga grupet e të drejtave të kafshëve brenda dhe jashtë vendit.

Goditja në tregtinë e gëzofit të Greqisë i bën jehonë humbjeve në sektorë të tjerë, si bujqësia, që nga fillimi i luftës. Por askund nuk është aq e zymtë sa në Kastoria, e cila i mbijetoi krizës ekonomike shkatërruese dekade të vendit falë eksporteve të gëzofit. Rruga Avenue Furriers’ janë të mbushura me butiqe gëzofi tashmë të mbyllura.

Që nga mesi i viteve 1990, modeli i tyre i biznesit ishte fokusuar te blerësit dhe turistët e pasur rusë të rajonit. Federata Helenike e Leshit thotë se përpjekjet për të depërtuar në tregje të reja si Koreja e Jugut janë një betejë e vështirë. Sanksionet ndalojnë gjithashtu dyqanet që t’u shesin turistëve rusë në Greqi, sepse gëzofi konsiderohet një mall luksi.

Punonjësja 67-vjeçare Evangelia Ananiadou, ka punuar në biznesin e qepjes së rrobave që në moshën 15-vjeçare. Jetesa e qytetit varet nga tregtia.

“Çfarë pune? Këtu për mua nuk ka punë të tjera.Ne të gjithë jetojmë nga kjo, të gjitha punët janë të lidhura me peliçet, nëse ka punë në industrinë e leshit, atëherë taksistët ka punë sepse dërgojnë tek personat e pasur veshje , hoteli ka punë, taverna ka punë, gjithçka varet nga peliçet, të gjithë varemi në të.”

Deri më tani, rreth 2,000 biznese të vendit, kryesisht të drejtuara nga familja, të cilat punësojnë rreth 4,000 njerëz, janë mbështetur nga ndihma shtetërore. Masa, e vendosur për tre muaj deri në shtator, lejon bizneset të pezullojnë kontratat e 80% të punëtorëve të tyre, të cilët do të marrin përfitime nga shteti.

“Po të hynit këtu disa vite më parë do të shikonit që kishte kaq shumë zhurmë pasi të gjitha makinat qepëse punonin gjatë gjithë kohës. Ndërsa tanimë malli po mbetet stok dhe shumë punonjës janë larguar për shkak të krizës.”

Veshjet e gëzofit janë ndër 10 eksportet kryesore të Greqisë, por ato kanë ardhur në rënie gjatë viteve. Eksportet drejt Rusisë arritën në 14 milionë euro vitin e kaluar, nga 55 milionë euro që ishin në vitin 2017, sipas të dhënave nga statistikat greke.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share