Indonezi, rritet në 310 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ka arritur në 310 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5,6 ballë që goditi më 21 nëntor rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë.

Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive bën të ditur se edhe 24 persona janë të zhdukur si pasojë e tërmetit, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) kishte njoftuar se tërmeti 5,6 ballë u regjistrua 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang, në rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share