India lanson suksesshëm anijen kozmike në Hënë

India e ka lansuar suksesshëm, atë që e ka quajtur “qerre të hënës” për në sipërfaqen e satelitit të vetëm të Tokës, Hënën.

Fluturakja kozmike me emrin autentik Chandra-yaan u nis nga qendra hapësinore Sri-harikota dhe pritet të aterojë qetësisht në cak, më 23 gusht.

Kjo është përpjekja e dytë e Indisë për ta dërguar një robot kozmik në sipërfaqen e Hënës. Tentimi i parë, i vitit 2019 dështoi, pasi Chandra-yaan 2 u shkatërrua pak pas lansimit, transmeton KlanKosova.tv.

Nëse “Qerrja e hënës” arrin me sukses në Hënë atëherë India bëhet vetëm shteti i katërt në botë, pas Amerikës, Rusisë e Kinës, që dërgon fluturake në sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Në tentimin e parë lunar më 2008, Chandra-yaan 1 ia doli të rrotullohet rreth orbitës së Hënës, por u shkatërrua sapo preku sipërfaqen e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share