Indi: Autobusi bien nga shkëmbi, mes viktimave edhe nxënës

Të paktën 16 persona kanë ndërruar jetë pasi një autobus ra nga një shkëmb. Ngjarja e rëndë dhe tragjike ndodhi në Kullu të Indisë. Të paktën 25 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të dëmtuarit ndodhen në spital. Në total në momentin e ngjarjes dyshohet se në autobus kanë qenë 45 pasagjerë. Mes viktimave ka edhe nxënës.

Kjo pasi në autobus në momentin e incidentit qëndronin disa udhëtarë vendas dhe nxënës. Sipas asaj që shkruan Times of India, pjesa më e madhe e trupave janë hequr nga vendi i incidentit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autobusi është rrokullisur disa herë derisa ka rënë në fund të shkëmbit. Sipas dyshimeve paraprake pjesa më e madhe e viktimave janë shtypur gjatë rënies së mjetit.

Sipas mediave, disa prej të plagosurve kanë shpëtuar mrekullisht duke pasur parasysh se si ka ndodhur ngjarja./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share