NGA VITI 2017 SHËNOHET PROGRES NË KËTË LISTË
Sipas Indeksit Global për paqë, RMV-ja është vendi më I sigurtë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit vendi ynë gjendet në mesin e 36 vendeve më të sigurta të botës.
Sipas Institutit për ekonomi dhe paqë, i cili për cdo vit bën listën e vendeve më të sigurta të botës, Maqedonia e Veriut, e ranguar në vendin e 36-të, renditet më mirë në rajon. Para vendit tonë janë vetëm Sllovenia dhe Kroacia.
Sipas Indeksit Global për paqë, duke filluar nga viti 2017, kur ishte në vendin e 103, Maqedonia vazhdimisht shënon progres në këtë listë.
“Si vend anëtar I NATO-s, vend që ka filluar negociatat me BE-në, promovues për paqë dhe stabilitet në rajon, por edhe mbrojtës I prosperitetit dhe sigurisë së qytetarëve, obligimi ynë është të vazhdojmë ta përparojmë policinë, për shkak se siguria është baza e funksionimit dhe prosperimit të një vendi demokratik” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski.
Për vende më të sigurta konsiderohen Islanda dhe Zelanda e Re, kurse në tri vendet e fundit të listës me 163 vende janë Sirija, Jemeni dhe Afganistani. /KlanMacedonia/