PROKURORIA DO TË ANKOHET NDAJ VENDIMIT
Gjykata Penale – Shkup I caktoi masën e paraburgimit shtëpiak të dyshuarit për incidentin në M-NAV I cili dje u kap nga policia pas tetë ditë arratie – njoftoi Prokuroria Publike.
Ai ishte ndaluar në vendkalimin kufitar dhe nga Prokuroria ku kishin kërkuar paraburgim efektiv për të dyshuarin, thonë se do të ankohen ndaj këtij vendimi.
Paraprakisht, për katër të dyshuarit për këtë rast, gjykata fillimisht caktoi masa kujdesi, kurse pas ankesës së prokurorisë, ndryshoi vendimin me paraburgim shtëpiak.
Lidhur me incidentin e 4 janarit në M-NAV, të dyshuar janë 8 persona për veprën penale “cënimi i sigurisë së trafikut ajror”. Tre nga të dyshuarit vazhdojnë të jenë të pakapshëm për policinë. /KlanMacedonia/