Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së nuk deshi të komentojë rastin e incidentit të para disa ditëve në M-NAV, ku persona nga jashtë kanë hyrë brenda ambienteve të Kullës së Kontrollit dhe sulmuan të punësuarit. Në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, Bujar Osmani theksoi se nuk ka të shtojë asgjë që kanë thënë institucionet kompetente, duke theksuar se tendencat për t’ia mveshur këtë incident BDI-së, nuk qëndrojnë.
“Jam i bindur se procedura do e dëshmojë se nuk ka qenë asgjë më tepër se një zënkë mes njerëzve në kolektiv, që aspak nuk ka të bëjë as me BDI-në, as me pozicionet politike të njerëzve që janë të involvuar, as me politikën në përgjithësi”, tha mes tjerash Osmani./KlanMacedonia