KUVENDI MIRATOI RREGULLOREN E RE, INCIDENTI DËMTOI SALLËN PLENARE
Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së 131-të dhe votimit të Rregullores së re të Kuvendit, mbrëmë në sallën plenare, sic njofton KlanM, pjesëtarë të MPB-së kanë bërë ekspertizë të dëmeve të shkaktuar në incidentin e shkaktuar nga deputetët e “Levicës” gjatë debatit për amendamentet.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve -MIA, ka thënë se procedurën duhet ta zhvillojë Prokuroria sipas njoftimit të policisë ose pamjeve nga seanca gjatë transmetimit direkt në Kanalin e Kuvendit ose përmes ueb-faqes së Parlamentit.
Për dëmin e shkaktuar material do të njoftohet në mënyrë plotësuese, por sipas Xhaferit, sic percjell KlanM, do të duhet të kompensohet nga deputeti i “Levicës”, Borislav Krmov, i cili ka thyer monitorin dhe inventarin tjetër të tryezës së kryesuesit të seancës në sallën plenare.
Për shkak të pamundësisë që seancat plenare të mbahen në Sallën për seanca, deri në sanimin e dëeve ata do të mbahen në Sallën e Madhe. Nga kjo sallë, sic njofton KlanM, deputetëve do t`u drejtohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Deputetët e “Levicës”, dje shkaktuan incidente gjatë debatit për amendamentet për Rregulloren e re. Përvec Krmovit, sic njofton KlanM, në këto incidente mori pjesë edhe lideri Dimitar Apasiev.
Ndryshe, me 83 vota “për”, dy “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” deputetët miratuan Rregulloren e re të Kuvendit.
Marrëveshja për Rregulloren e re midis deputetëve të opozitës dhe pozitës, sic njofton KlanM, ishte arritur në kuadër të dialogut “Zhan Mone” që nisi para pesë viteve me ndërmjetësimin e disa eurodeputetëve.
Rregullorja e re do të nis të zbatohet nga përbërja e re parlamentare që do të formohet pas zgjedhjeve që duhet të mbahen vitin e ardhshëm. /KlanMacedonia/