Incidenti në Kuvend: Përplasje LSDM – VMRO DPMNE!

TË DY PARTITË ME AKUZA PËR BASHKËPUNIM ME “LEVICËN”

Socialdemokratët, duke kërkuar përgjegjësi nga “Levica”, thonë se nuk do të lejojnë që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të realizohen skenare të mirë menduara dhe tentativa për të shkaktuar konflikte fizike dhe kaos. LSDM-ja akuza drejton edhe në adresë të VRO-DPMNE-së.

“I gjithë opinion e pa se cfarë do të ndodh me Levicën dhe DPMNE-në dhe cfarë kaosi I pret qytetarët. Sjellja e Levicës dhe VMRO-DPMNE-së ndaj Kuvendit është sjellja ndaj qytetarëve. LSDM-ja nuk do të lejojë që të kenë sukses skenaret e Levicës pro-ruse dhe partnerëve të tyre të koalicionit VMRO-DPMNE”, tha Mile Talevski.

Sa herë që rejtingu i “Levicës” është në rënie, atëherë dakordohen skenare bashkë me LSDM-në dhe BDI-në që të ndihmohen mes tyre – reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Qeveria dhe “Levica”, tashmë një periudhë të gjatë janë në koalicion. Nga Këshilli i Shkupit u transferua në Kuvend. Aq e tejdukshme është ky skenar i qeverisë dhe “Levicës” që as Misovski e as Xhaferi nuk e ftuan sigurimin e parlamentit.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Deputeti i “Levicës”, Borislav Krmov, I cili dje në Kuvend shkaktoi incidente, gjatë një prononcimi për mediat maqedonase, ka theksuar se do ta paguaj dëmin material që e ka shkaktuar në Kuvend, por sipas tij, dëmi nga procesi i shfuqizimit të demokracisë parlamentare është i pakthyeshëm./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share