Përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’ nuk kaloi pa incidente. Pas sfidës, policia ka shoqëruar 12 persona, 5 shtetas shqiptarë dhe 7 të tjerë polakë.
Mbështetësit e kombëtares shqiptare po procedohen në gjendje të lirë. Ata kishin futur në ambientet e stadiumit lëndë piroteknike, të cilat më pas i hodhën në fushën e lojës duke sjellë një ndërprerje të shkurtër në fillim të duelit.
Ndërkaq, shtetasit polakë janë proceduar për shkak të prishjes së rendit në stadium dhe rrugët e Tiranës. Policia e shtetit është duke analizuar pamjet e kamerave të stadiumit për të identifikuar edhe personat e tjerë.
Klan News