Incidentet e fundit/ Toshkovski: Pas incidenteve qëndrojnë grupe të organizuara

Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se pas incidenteve të fundit qëndrojnë grue mire të organizuara.

Padyshim është e qartë se bëhet fjlaë për një grup i organizuar mirë, thotë ministri I brendshëm Toshkovski për incidentin me veturat e djegura dhe dyqanin në Kumanovë.

Sipas tij për momentin nuk mund të japë informata shtesë për rastin sepse është ende në fazën e hetimeve paraprake, por për dallim nga incidentet në Shkup nga java e kaluar, kur u përdhos flamuri shtetëror, tha se për rastin e incidenteve në Kumanovë qëndron një grup i organizuar mirë.

“Për rastin në Shkup mund të dyshojmë nëse fëmijët janë provokuar rastësisht apo nëse dikush i ka motivuar në përputhje me rrethanat, por në rastin e dytë me djegien e veturave bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar, tha Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ministri tha se në këtë moment nuk do të donte të spekulonte pse në incidentet në Kumanovë u dogjën veturat dhe objektet e zyrtarëve të BDI-së.

“Ka pasur supozime që janë ndarë në opinion nga parti të ndryshme. Ndoshta bëhet fjalë për fatura të papastruara nga e kaluara, ndoshta për nxitje të tensioneve, ndoshta për arsye krejtësisht të treta. Për momentin nuk mendoj se do të ishte mirë të flas sepse jemi në fazën e hetimeve paraprake”, shtoi ministri.

Lidhur me incidentet e javës së kaluar, kur në raste të veçanta u përdhos flamuri shtetëror, flamuri kombëtar shqiptar, ministri tha se deri më tani janë arrestuar gjithsej 18 persona, ndërsa katër prej tyre janë në paraburgim. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share