Inaguriohet rekonstruimi i rrugës Shkup-Bllacë

GRUBI, RUSTEMI DHE BOÇVARSKI TË PRANISHËM EVENTIN E PËRURIMIT

Inagurohet rikonstruimi i magjistrales Shkup-Bllacë. Ministri i transportit Bllagoja Boçvarski tregoj se rikonstruimi është bërë me të gjitha standardet.

“Nga ajo që është bërë, është rehabilituar i gjithë ky drejtim rrugor, kemi rrethojë të re elastike, zgjerim i pjesshëm i drejtimit rrugor, saimi i tunelit gjithashtu, me këtë e kemi përmirësuar sigurinë e këtij drejtimi rrugor dhe me atë dhe ky është njëri nga katër drejtimet rrugore që çojnë drejt vendkalimeve kufitare”, tha Blagoj Bochvarski.

Drejtori i ndërmarrjes publike për Rrugët Shtetrore, Ejup RUstemi premtoi se shumë shpejt do të punohet edhe në projekte të tjera siç është lëshimi i dy kilometrëshit të parë të autostradës Shkup-Bllacë.

“Prioritet kryesorë kanë qenë rikonstruimi dhe reabilitimi i të gjitha rrugëve që të çon në pikat kufitare  me të gjithë fqinjët tonë, pasi besojmë se reabilitimi dhe infrastruktura e mirë që lidhë me të gjithë fqinjët ndikon në zhvillimin ekonomik, rritjen e bizneseve dhe njëkohësisht dhe turizmin rajonal”, tha Ejup Rustemi.

Opozita u shfaq në këtë event duke protestuar. Ata ishin të mendimit se rikonstruimi i rrugës Shkup-Bllacë është zgjatur më shumë se duhet dhe kërkonin një shpjegim për këtë. Ndërsa zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se opozita nuk duket kreative dhe i falënderoi që kanë ardhur për të përuruar rekonstruimin e rrugës.

“Më vjen mirë që dhe opozita ka ardhur të shënoj përfundimin e punimeve, të rekonstruimit të tërësishëm të rrugës së vjetër nga Shkupi deri në vendkalimin kufitar Bllacë. Por, ajo opozitë deri sa ishin fansa, tifozë tanë, të Bashkimit Demokratik për Integrim ishin shumë më kreativ dhe tashmë pasi që janë larguar kanë humbur në kreativitetin e tyre”, tha Artan Grubi.

Magjistralja e rekunstruar Shkup Bllacë është 10 kilometra e gjatë dhe me gjerësi prej 7.7 metra./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share