AlternAtivA: Bombardimi i spitalit në Gaza është alarmi i fundit për botën e qytetëruar

Partia Alternativa e Afrim Gashit përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj bombardimeve në spitalin e Gazës ku mbetën të vdekur mbi 500 persona, përcjellë Klan M.

‘Siç është njoftuar në media, në sulmin që ka ndërmarrë Izareli mbi Rripin e Gazës, për t’u hakmarrë ndaj sulmit të mëparshëm të Hamasit, prej sot po merr përmasa të rënda. Sulmi izraelit ka përfshirë tashmë bombardime mbi spitale, mbi shkolla dhe objekte banimi, duke shkaktuar vrasjen e mbi 3000 civilëve, prej të cilëve rreth 1000 janë fëmijë, ndërsa mbi 1000 janë gra. Përveç tyre, më shumë se 1 milion njerëz tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre ose kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Por, fakti se sulmi si sontëm mbi spitalin “Al Ahli” në Gaza ka lënë të vrarë mbi 500 civilë, duhet të jetë alarmi fundit për botën se hakmarrja po e prek fundin.
Si parti që angazhohet për respektimin e të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh identitetin e tyre etnik e religjioz, AlternAtivA gjykon se kjo që ndodh në Gaza po merr përmasa të krimeve të luftës, që nesër mund të trajtohet edhe si gjenocid Duke u nisur nga kjo, si dhe duke u solidarizuar me viktimat, AlternAtivA i bën thirrje botës së qytetëruar që mos të lejojë një holokaust të ri, për të cilin nesër mund të vajtojnë të gjithë” – thuhet në kumtesën e Alternativës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share