Immobile drejt Arabisë

Ofertë prej 18 milionë Euro në sezon për sulmuesin

Në Arabinë Saudite nuk po ndalen së afruari futbollistë nga Europa. Emri i fundit në listën e klubeve arabë është Ciro Immobile.

Lazio do të përfitonte 35 milionë Euro për të lënë të lirë sulmuesin, ndërsa vetë Immobile 18 milionë në sezon me një kontratë 2 vjet me mundësi zgjatje për një të tretë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipet e interesuar janë Al Shabab dhe Al Wheda sipas mediave italiane. Presidenti i skuadrës italiane, Claudio Lotito ka marrë garanci për ofertën dhe tani mbetet çfarë do të të vendosë Ciro Immobile.

Pak ditë më pare, nga Lazio u largua drejt Arabisë Saudite mesfushori Sergej Milinkovic-Savic, i cili firmosi për Al-Hilal.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share