Imer Selmani tregon se ku gaboi Vuçiqi

Paraqitja e djeshme publike e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ishte shumë dëshpëruese dhe turpëruese për të dhe humbëse për serbët. Kështu konstaton analisti politik, Imer Selmani në Klan Debat, duke shtuar se  Vuçiqi e ka treguar fytyrën e vërtetë edhe para ndërkombëtarëve. Kjo, sipas tij, dëshmohet edhe me takimin e sotëm të Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd.

“Fjalimi i Vuçiqit ishte shumë konfuz. Ai deshi të lidhë Kumanovën, pastaj u kthye në 99-tën, sulmoi gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe mendoj se aty e bëri gabimin e radhës edhe pse ai mundohet të mos i bëjë ato gabime. Fajësoi të gjithë, nga SHBA-ja dhe gjithë NATO-n se ata ishin ata që e sulmuan Serbinë në vitin 1999 dhe krijuan shtetin e Kosovës, pastaj tentoi që të distancohet gjoja se kjo është një revoltë e organizuar nga serbët lokalë të veriut, gjë që absolutisht, edhe dje edhe sot, u demantua”, tha mes tjerash imer Selmani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share