Kryetari organizatës për shëndet mendor “Mislla” Dimitar Illçov thotë se shumë persona nuk shkojnë në psikiatër përshkak paragjykimit të shoqërisë. Ndonjëherë edhe vet personat frikësohen dhe nuk tregojnë se kanë problem duke u frikësuar se do të qeshin me ta.
“Shumë persona të cilët kanë probleme mendore nuk mund të gjejnë punë. Unë kam një eksperiencë të tillë kam aplikuar në disa vende por nuk jam pranuar në punë. Në disa raste nuk u jepet shansë për tu punësuar. Kryesisht këto persona paragjykohen dhe stigmatizohen”, tha Illçov. /KlanMacedonia/