Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar këtë të Martë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ai do të japë shpjegime për vjedhjen e serverave në PL.
Në fund të muajit të kaluar, Meta bëri një kallëzim në këtë Prokurori se disa persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e Partisë së Lirisë. Vjedhja sipas tij është kryer më 6 Mars 2024.
“Në pajisjen DVR (hard disk) të Partisë së Lirisë më datën 06.03.2024 në orën 23:40:06 dhe me shënimin elektronik change Working HDD to <1> vërtetohet se persona të paautorizuar kanë hyrë në orën e vonë, saktësisht, në godinën e Partisë së Lirisë, duke qenë në dijeni të vendit të çelësave, i kanë marrë ato dhe janë ngjitur në ambientin ku ndodhej pajisja DVR (hard disk), të cilin sipas edhe skedës elektronike bashkëlidhur këtij kallëzimi rezulton se është ndërruar”, thuhet në kallëzimin e Metës./tvklan.al