Trajneri Ilir Daja mbetet trajner i klubit të futbollit Ballkani deri në vitin 2026. Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit me me ekipin nga Suhareka e ka publikuar në rrjetet sociale ku thuhet
“Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”shkruan në faqen zyrtare në fejsbuk.
Ilir Daja me ekipin e Ballkanit e ka fituar dy herë rresht titullin kampion dhe është kualifikuar dy herë në fazën e Grupeve në Ligën së Konferencës.
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës aktualisht nuk po kalon momente të mira. Në tri ndeshjet e fundit ka dy barazime dhe një humbje. Ballkani aktualisht është në pozitën e parë me 45 pikë apo një më shumë se Llapi që mbanë pozitën e dytë