Ilda Bejleri u pyet sot nga fëmijët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” se kush është i preferuari i saj, midis Messit dhe Ronaldos.
“Mua më pëlqen më shumë Ronaldo për një arsye shumë të fortë. Ai ka arritur që nga një djalë dhe një lojtar i varfër të bëhet një miliarder. E ka shfrytëzuar shumë mirë imazhin. Mbi të gjitha është edhe shumë mirënjohës për mentorin e tij Alex Ferguson.
Këtë dua dhe për vajzën time. Dua të punojë fort, të gjejë guximin, talentin dhe dhuntinë e vet. Ajo mund të jetë aktore, piktore, ekonomiste e çfarë të dojë; e rëndësishme është që ta bëjë me pasion dhe me vullnet.”/tvklan.al