Ilami Iseini: Kalkulimet e ndeshjeve nga përfaqësueset na dhanë një shije të hidhur

Trajneri i futbollit, Ilami Iseini duke analizuar ndeshjet e sotme të Botërorit të Katarit, ka theksuar se kalkulimet e disa përfaqësueseve në fazën e grupeve na kanë dhënë shije të hidhur. Sipas tij, ekipet e mëdha dhe favorite për këtë trofe, kanë kalkuluar që të mos luajnë mes veti në fazën tjetër.

“Kampionati Boëtror është nivel i lartë i organizimit. Aty luajnë lojtarët më tëmirë në botë. Ekipet janë të përgatitura si nga ana fizike ahtu edhe nga ajo psikologjike… Edhe pse në fazën e grupsve kishte disa kalkualimie, si Spanja që pushoi disa lojtarë, por edhe rrezikoi shumë në këtë drejtim. Poashtu edhe Franca, Brazili. Janë ekipe që kalkulojnë, kanë strategji dhe objektiva të caktuara. Ne na duket se ia arrijnë me lehtësi, por paraprakisht ka shumë punë e mund derisa arrihet deri aty”, deklaroi Iseini./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share