Vazhdon arratisja nga burgjet e vendit. Pas kontrollit të jashtëzakonshëm, të urdhëruar nga drejtori i burgut të Shutkës, rezultoi se dje pasdite gjatë numërimit mungonin gjashtë persona të burgosur.
Drejtori i burgut, Boban Utkovski, konfirmoi se të burgosurit u arratisën përmes gardhit, falë automjeteve të shkatërruara që ndodhen në vetë oborrin, të cilat të burgosurit e arratisur i kanë përdorur si një lloj “shkalle” për të kërcyer.
Ndryshe, katër të burgosurit, të cilët më 22.07 ishte raportuar se nuk janë kthyer në burgun e Shutkës, pasi kanë shfrytëzuar ditët e pushimit, ende nuk janë gjetur.
Ditë më parë u raportua se nga burgu i Strumicës janë arratisur 23 të dënuar. /tvklan.mk