Igli Tare drejt largimit nga Lazio

Shqiptari nuk bindet për të rinovuar kontratën që skadon në Qershor E ardhmja e Igli Tares te Lazio mbetet e pasigurt. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në tryezën e drejtuesit shqiptar nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për rinovim, me kontratën që skadon në qershor. Ditët e fundit duket se ka pasur një afrim mes menaxherit shqiptar dhe presidentit Lotito. Por, pavarësisht kësaj, drejtuesit bardhekaltër kanë edhe tre opsione për të ardhmen e klubit pa praninë e Tares.

Emrat janë ata të Pietro Accardi, drejtor sportiv i Empolit dhe Pasquale Foggia, drejtor sportiv i Beneventos deri në shkurtin e kaluar. Pista e tretë është ajo që e dërgon te drejtori sportiv i skuadrës së të rinjve, Angelo Fabiani, i cili mund të ngjis shkallët e karrierës për të punuar krah për krah me Lotiton. Në rast se gjithçka konfirmohet, Tare duhet të nis të kërkojë punë të re, pas thuajse 14 vitesh në ‘regjinë’ e skuadrës së Lazios.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share