Zlatan Ibrahimovic nuk është i gatshëm ende për të luajtur futboll.
Sulmuesi suedez ishte operuar në gju muaj më parë, ndërsa po e mendon rikthimin e hsumëpritur.
Edhe pse është 41 vjeç, veterani i Milanit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbolli.
“Dua të jem mirë me shëndet. Derisa të jem në këtë nivel, do të vazhdoj të luaj dhe ta shoh se deri ku mund të arrij. Derisa të arrij të kem rezultate, do të vazhdoj të luaj. Në ditën kur do të kem rënie dhe të bie, dua që njerëzit që i kam parreth të jenë të sinqertë dhe të thonë se kam rënie dhe atëherë do të jem realist. Unë dua të përmirësohem çdo ditë. E kam mentalitetin që nëse nuk ushtroj fort, nuk ndihem mirë. Mendoj se kjo të sjell larg, të dërgon në atë nivel kur e sfidon trupin tënd sepse bëhet fjalë për ta sfiduar veten tënde”, deklaroi Ibra për “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.
Ai e kujton edhe periudhën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar para se të operohej.
“E kam zbrazur gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Kam marrë ilaçe kundër dhimbjes çdo ditë për gjashtë muaj. Kam fjetur me dhimbje të padurueshme dhe të papërballueshme për gjashtë muaj. Nuk kam vuajtur kurrë aq shumë, brenda dhe jashtë fushës
Ibrahimovic pritet të rikthehet në fillim të vitit 2023 dhe synon ta ndihmojë Milanin drejt sukseseve të radhës.