I zhanrit krim dhe trill – “Burning Body” seriali më i ri i Netflix-it që ka marrë vëmendjen e shikuesve

Shikuesit e platformës Netflix janë të obsesionuar me serialin më të ri të zhanreve krim dhe thriller, “Burning Body”.

I publikuar javën e kaluar, seriali është frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe ngjarja zhvillohet në Barcelonë të Spanjës, shkruan DailyMail.

Drama pason hetimin e një rasti të vrasjes së një oficeri policie, trupi i djegur i të cilit u gjet në një veturë. Së shpejti zbulohet se gruaja e oficerit dhe i dashuri i saj konsiderohen të dyshuarit kryesorë.

Me regji nga Jorge Torregrossa, “Burning Body” bazohet në një histori të vërtetë dhe pjesë e kastit është edhe aktorja Ursula Corbero e “La Casa de Papel”.

Historia e vërtetë përmendet si “el Crimen de la Guardia Urbana” ose krimi i Gardës Urbane, i cili shkaktoi një furi mediatike në Spanjë duke filluar nga viti 2017.

Historia sillet rreth vrasjes në vitin 2017 të oficerit të Guardia, Pedro Rodriguez dhe gjyqit të vitit 2020 që përfshin partneren e Rodriguez, Rosa Peral, dhe të dashurin e saj në atë kohë, Albert Lopez. Të dy ishin kolegë oficerë të Rodriguezit.

Seriali, i cili debutoi në kinema më 8 shtator, është vlerësuar si ‘fenomenal’ dhe i ka lënë shikuesit ‘të paaftë të ndalojnë së shikuari’.

Duke komentuar në platformën X, e njohur më parë si Twitter, njëri shkroi: “Sapo pashë episodin e parë të ‘Burning Body’ në Netflix dhe tashmë jam i pasionuar’.

Një tjetër tha: “’Burning Body’ në Netflix është shumë i mirë. Çdo episod është më i mirë se tjetri. Absolutisht fenomenal”.

“Kjo shfaqje është shumë e mirë”, ka shkruar një shikues i tretë.

Një i katërti tha: “Nëse je adhurues i krimit të vërtetë, bëji vetes një nder dhe fillo të shikosh ‘Burning Body’ në Netflix… dhe më falëndero më vonë”.

Ndërkohë, përshkrimi që Netflix i ka bërë serialit në platformë është: “Me gjetjen e një trupi të djegur në rezervuarin Foix afër Barcelonës, skenari gërmon në lëmshin e marrëdhënieve toksike, mashtrimit, dhunës dhe skandaleve seksuale që përfshijnë të ndjerin (Pedro, një polic) dhe dy shokë të tjerë: agjentët (Rosa dhe Albert)”.

Seriali u xhirua tërësisht në provincën e Barcelonës, Spanjë, ku rasti i vërtetë i vrasjes që frymëzoi shfaqjen ndodhi në vitin 2017.

Siç transmeton Telegrafi, xhirimet filluan në shtator 2022 dhe përfunduan në shkurt të vitit 2023.

E njohur menjëherë për miliona abonentë të Netflix në mbarë botën, Ursula Corbero e cila luajti rolin e Tokios në “La Casa de Papel”, luan rolin kryesor të Rosa në “Burning Body”.

Aktorja ka luajtur vetëm në një serial tjetër të Netflix, “Paquita Salas”, megjithatë, ajo do të luajë në komedinë e ardhshme “Lift” me Kevin Hart.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share