I vrari në Prishtinë është shtetas i RMV-së nga Shkupi tha ministri i Jashtëm Osmani

Minisiri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencë për shtyp ka deklaruar se mbrëmë në Prishtinë është vrrarë një shtetas i RMV-së nga Shkupi. Ai shtoi se menjëherë ka komunikuar me autoritetet kosovare por se detaje do të japin institucionet e tjera kompetente.

“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet kosovare dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së i cili është vrrarë në Kosovë. Më shumë detaje institucionet tjera. Ne e kemi bërë kontaktin e parë dhe e konfirmuam se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së”, tha Osmani.

Ndryshe mbrëmë në Rrugën C në Prishtinë një person është vrarë nga dy të dyshuar. Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00 me breshëri  plumbash. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share