Një 50-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në zonën e Ampelakia, në ishullin Salamis të Greqisë pasditen e kësaj të shtune.
Sipas asaj që shkruan Kathimerini, viktima u gjet i ulur në karrige, me një plumb pas koke. Trupi i pajetë u zbulua nga një mik i tij, i cili njoftoi policinë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa identiteti i 50-vjeçarit nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë, media tjetër greke, Zougla shkruan se shqiptari kishte pasur të ftuar në shtëpi një person, i cili rezulton momentalisht i zhdukur dhe policia është në kërkim të tij./tvklan.al