I theu rekordin në Kupat e Botës, “mbreti” Pele i dërgon Mbappe-s mesazh nga spitali

Mbappe iu kërkoi ndjekësve të tij në Twitter që të luten për “Mbretin”, mes raporteve se Pele është në gjendje të keqe shëndetësore, pasi vazhdon të vuajë nga kanceri dhe së fundi është shtruar në spital me një problem në zemër.

Pele ia ktheu: “Faleminderit, Mbappe. Jam i lumtur që të shoh duke thyer një tjetër nga rekordet e mia në Kupën e Botës, miku im!”

Mbappe theu një nga rekordet e Pele kur shënoi dy gola, për ta ndihmuar Francën të mposhte Poloninë në 1/8 finale. Ai është i pari që ka shënuar 9 gola në Kupën e Botës para se të mbushë 24 vjeç, duke kaluar rekordmenin Pele në këtë drejtim.

23-vjeçari do të shpresojë ta zgjerojë më tej rekordin e tij duke ndihmuar Francën të mposhtë Anglinë në çerekfinale, të shtunën.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share