I riu nga Maqedonia e Veriut gjendet i vdekur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit

Një djal i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur dje rreth orës 18:00 në plazhin e Utjehës, në Tivar të Malit të Zi, shkruan portali malazez Primorski.me.

Sipas informacioneve të këtij portali, një i ri 22-vjeçar ka dalë në sipërfaqe sot në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit, ku është dashur të punonte gjatë sezonit të verës.

Sipas portalit, në trupin e pajetë nuk ka pasur gjurmë dhune, ndërsa prokurori ka urdhëruar autopsi, me çka pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share