I prezantohet si i afërm i saj, mashtruesi i merr 200 mijë denarë të moshuarës në Shkup

Një mashtrues ka arritur t’i marrë 200 mijë denarë një gruaje 82-vjeçare, duke iu prezantuar asaj si i afërm i saj.

“Me datë 11.12.2022 në ora 12:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, 54 vjeçari nga Shkupi ka raportuar se me datë 09.12.2022 në rrethinën e Gazi Babës, nëna e tij 82-vjeçare është mashtruar nga një person për shumën prej 200.000 denarë”, njoftojnë nga MPB.

Sipas kallëzimit, personi është paraqitur në mënyrë të rreme si i afërmi i saj dhe i ka kërkuar para.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share