I nxehti Afrikan pushton vendin

TEMPERATURAT KANË ARRITUR NIVELE REKORD PËR KËTË VIT

Temperaturat ditore në disa pjesë të vendit tonë vazhdojnë të kalojnë 40 gradë celsius. Nga DPHM raportojnë se shifra e 40 gradë Celsius është tejkaluar shumë herë, dhe temperaturat kanë arritur nivele rekord për këtë vit

Nga DPHM gjithashtu njoftuan se temperatura të ngjashme do të kemi edhe në ditët në vijim, duke kaluar në disa vende edhe 42 gradë celsius. Përveç temperaturave të ditës pritet që edhe gjatë natës temperaturat të jenë të larta.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria rekomandoi lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, siç janë : gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Në institucionet e kujdesit të fëmijëve (kopshtet), mos të praktikohet aktivitet fizik dhe fëmijët mos të nxirren jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale, në rajonet e prekura nga vala e nxehtë, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, personat e pafuqishëm dhe të pastrehët, ndërsa Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit e detyrimit që të respektojnë rregulloret ligjore në këtë fushë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share