Një vajzë e re u sulmua nga një bizon i cili më pas e hodhi 3 metra në ajër. 25-vjeçarja nga Ohajo, SHBA po vizitonte Parkun Kombëtar të Yellowstone, por dëshiroi ta bënte të paharrueshme eksperiencën e saj.
Ajo iu afrua një bizoni femër që ndodhej në territorin e saj, por ajo theu rregulloren që përcakton se vizitorët duhet të qëndrojnë të paktën 20 metra larg kafshëve. E reja i qëndroi më pak se 3 metra larg, ndërsa me të ishin dhe dy vizitorë të tjerë që ndodheshin disi më të distancuar, por nuk dihet nëse janë përfshirë në incident.
Ky është incidenti i parë i këtij lloji për vitin 2022, por nuk janë të pazakonta, madje disa herë kanë rezultuar fatale. Bizonët, të cilët mund të peshojnë deri në 1 ton, kanë shkaktuar shpesh aksidente në parkun Yellowstone, pavarësisht paralajmërimit të tij se janë kafshë të paparashikueshme që vrapojnë 3 herë më shpejt se njerëzit.
Parku përcakton në rregullore se vizitorët duhet të qëndrojnë mbi 8 metra larg kafshëve si dreri, dashi, bizoni, kojota dhe mbi 90 metra larg ariut dhe ujkut./tvklan.al