Teleskopi James Webb ka zbuluar praninë e metanit dhe karbonit të dioksidit në atmosferën e një ekzoplaneti rreth 8 herë më të madh se Toka.
K2-18 b mund të jetë pjesë e një kategorie të veçantë planetësh, “Hycean” të cilët kanë një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe të mbuluara nga uji që do të thotë se në të mund të zhvillohet jeta.
Planeti orbiton rreth një ylli xhuxh që ndodhet 120 vite dritë larg Tokës, brenda yjësisë së Luanit. Vëzhgimet paraprake treguan edhe praninë e sulfitit të dimetilit, një molekulë që lidhet me jetën mikroskopike si fitoplanktoni që ndodhet në hapësirat ujore të planetit tonë.
Gjithashtu, mungesa e amoniakut tregon se atmosfera mund të ndodhet përmbi oqean.
K2-18 b ndodhet brenda zonës ku temperaturat nuk janë shumë të larta ose shumë të ulëta dhe uji mund të ruajë gjendjen e lëngshme./tvklan.al