Nga SPB-Tetovë raportohet se një 49-vjeçar nga një fshat i Tetovës u mashtrua nga disa persona duke i marrë para në shumë prej 6,000 eurove, me arsyen se do të blejë aparment nga ana tjetër i’a kanë shitur dikuj tjetër, përcjellë Klan M.
”Dje (31-korrik) në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro. Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është shitur një personi tjetër dhe paratë janë zhdukur. Siç raportohet, në pranverë ai dhe gruaja e tij u kontaktuan nga një person i cili u prezantua si avokat dhe u premtoi se mund t'i ndihmonte të merrnin banesën në emër të tyre. Gjithashtu, sipas denoncimit, personi i ka kërkuar 1000 euro për të kryer punën dhe pasi ia ka paguar paratë, personi i ka dhënë një fletëpagesë në emër tjetër, pas së cilës dyshohet se është mashtruar dhe ka denoncuarrastin në polici. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga SPB-Tetovë.