I ftohti ekstrem në Siberi, termometri shkon në -58 gradë

Banorët mbijetojnë falë veshjeve të duhura për stinën e dimrit

I ftohti arktik ka përfshirë prej ditësh Rusinë, por në Siberi termometri shënoi këtë të martë temperaturën -58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, është tërësisht i mbuluar nga bora dhe ngrica, siç edhe duket nga këto pamje me dron.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndihmë banorëve, të mësuar me këtë të ftohtë, i vijnë rrobat e duhura, që i blejnë sipas temperaturës.

“Është shumë ftohtë. E ndjen në fytyrë, të ngrin menjëherë. Xhaketa ime është zakonisht e butë, por kur dal në këtë temperaturë, ajo bëhet si një qese plastike. Sa për celularin kur dola dje, kisha 90 përqind nivelin e karikimit. E mbajta në duar për rreth 15-20 minuta, bateria u mbarua.”

“Sigurisht që është ftohtë. Por siç thonë anglezët nuk ka stinë të keqe. Njeriu ka nevojë vetëm për rroba cilësore që i përshtaten motit dhe gjithçka do të jetë mirë.”

Në Oymyakon, një  qytezë në Sakha një rajon i vogël në verilindje të Siberisë temperaturat shkuan në gati -60 gradë.

Në një treg të hapur, në qytetin Yakutsk, peshku e mishi është totalisht i ngrirë, i paketuar në kuti,  shitet vetëm ashtu, pasi nuk ka nevojë për frigorifer.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share