TË MËRKURËN DHE TË ENJTEN TEMPRATURA NËN ZERON
Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria për Punë Hidrometereologjike njoftojnë bujqit se të mërkurën dhe të enjten – 29 dhe 30 Mars, vendi do të përfshihet me temperatuar nën zeron, njofton KlanM.
Sipas tyre, temperaturat minimale më 29 Mars, do të jenë -5 në Kriva Pallankë, -4 në Resnjë dhe Manastir, -3 në Tetovë dhe Prilep, kurse më 30 Mars, -4 në Kriva Pallankë, – 3 në Manastir, -2 në Tetovë, Strumicë dhe Resnjë.
Ministria e Bujqësisë, sic njofton KlanM, u bënë thirrje bujqve që me kohë të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të mbjellurave.
Ndryshe, nën ndikimin e aktiviteteve ciklonike nga perëndimi dhe masës jostabile ajrore, nga dita e djeshme në vendin tonë pati zhvillime të vranësirave jostabile me reshje të shiut dhe erë veriore.
Për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore nga veriu, sic njofton KlanM, nga e marta pati ndryshim drastik të motit, ku reshjet e shiut në viset malore kaluan në reshje dëbore. Në disa vende malore është formuar shtresë e re dëbore prej 5 deri 10 centimetra.
Metereologët parashikojnë edhe erë të fuqishme që lokalisht do të mbërrijnë deri në 80 kilometra në orë.
Vala e të ftohtit arktik, sic njofton KlanM, ka kapluar një pjesë të madhe të Evropës dhe Ballkanit dhe ka sjellë temperatura të ulëta, jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit, kurse në disa vende edhe reshje të borës. /KlanMacedonia/