I dogji lokalin dy herë, Gjykata lë në qeli kushëririn e Noizyt

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për kushëririn e Noizyt, Eraldo Musteqja.

26-vjeçari ra në prangat e policisë pasi akuzohet se i vuri zjarrin dy herë lokalit të kushëririt të tij, Noizyt. Ishte vetë reperi i cili pas bërjes publike të lajmit, përmes një postimi në “Instagram”, publikoi foton e kushëririt të tij duke thënë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri, mirëpo ka ndërruar fe.

Ai tha se 26-vjeçari është bërë besimtar ekstremit dhe se nuk dëshironte që në lokalin e reperit të shitej alkool dhe se muzika ishte haram.

Gjithashtu, pas arrestimit të së riut në rrjet qarkulluan disa biseda mes Noizyt dhe djalit të hallës, Eraldos, ku ky prej kohësh kërcënonte familjarët e këngëtarit duke i kërkuar vazhdimisht para.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share