I dërguari special në Qeverinë gjermane, Manuel Saracin në takime në Kuvend

I dërguari special i Qeveris së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim me deputetë të disa partive politike.

Sipas paralajmërimeve, Saracin do të takohet me deputetët të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërsa do të realizojë ehde takim të veçantë me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nilolla Micevski, kryetarin e Komisionit për politkë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe me kryetarin e Këshillit kombëtar për euroitegrime Aleksandar Nikolloskil. Janë parashikuar edhe takime me liderin e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, me liderin e Alternativës, Afrim Gashi, si dhe me liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Saraçin dje pati një takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, në të cilin, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, është biseduar për procesin e integrimeve evropiane të vendit, situatat në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai pati një takim edhe me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, ku u diskutua për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për të vazhduar rrugën e integrimit evropian, nismën e Frontit evropian të koalicionit qeveritar, procesin e shqyrtimit, sfidat dhe përkushtimin dhe angazhimin për zbatimin e reformave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Të dy bashkëbiseduesit, siç njoftohet nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, shprehën nevojën e konstruktivitetit për suksesin e këtij procesi nga të gjithë protagonistët politikëbërës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share