Hysaj, kritika për arbitrin

Mbrojtësi kuqezi pretendoi për penallti, Lazio mundet në “Olimpico” nga Torino 1-0, fiton Salernitana

Bilanci pozitiv prej tetë rezultatesh pozitive në Serie A, ndalet në takimin në “Olimpiko” kundër Torinos.

Granadat fitojnë me rezultatin 1-0. Bardhekaltrit munden pas dy muajsh, ndërsa Torino mori suksesin e dytë jashtë shtëpisë në tre ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

Mbrojtësi i Shqipërisë Elseid Hysaj e nisi si titullar në këtë përballje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 69 nga Lazari. Pas takimit, ai shprehu pakënaqësinë për arbitrimin. Mbrojtësi pretendoi edhe për një penallti pas kontaktit me Singon, por që nuk u akordua ng arbitri Ghersini.

“Kjo ndeshja na le me hidhërim, por nuk dorëzohemi. Sa i përket episodit tim, bëhej fjalë për penallti sepse nuk rrëzohem brenda zonës pa motiv. Arbitri la për të dëshiruar e dhe na vuri paksa në vështirësi. Tani do sfidojmë Interin në një ndeshje të bukur. Mungojnë edhe tetë takime e ka ende shumë pikë në lojë, duhet të jemi të kujdesshëm në çdo takim”, tha ai.

Pas 31 javësh, Lacio ngelet në kuotën e 61 pikëve. Në takimet e tjera të së shtunës, Sampdoria barazoi me Specian 1-1, ndërsa Salernitana mundi Sasuolon 3-0.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share