Hyn në fuqi armëpushimi/ Izraeli ndalon bombardimet, Hamasi liron 24 pengjet e para

Hamasi liroi 24 pengjet e para nga grupi prej 240 personaSH që mori peng gjatë sulmit së 7 Tetorit në jug të Izraelit. 13 shtetas izraelitë, 10 tajlandezë dhe 1 filipinas iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane përmes pikës kufitare të Rafahut.

Dorëzimin e pengjeve tek autoritetet egjiptiane e konfirmoi Kryqi i Kuq që nuk dha detaje të tjera. Ndërsa mediat egjiptiane transmetuan momente nga transportimi i pengjeve drejt Egjiptit, disa prej të cilëve me ambulanca. Burime nga Tel Avivi thanë se të liruarit janë tashmë në duart e të dërguarve izraelitë.

Ata janë pjesë e grupit prej 50 personash, për të cilët Hamasi ka premtuar se do t’i lirojë brenda periudhës së armëpushimit të përkohshëm të ndërmjetësuar nga Katari. Në këmbim, Izraeli ka pranuar të lirojë deri në 150 të burgosur, shumica gra dhe fëmijë, megjithse është ende e paqartë se kur do të nisë lirimi i tyre.

Armëpushimi 4-ditor nisi në orën 7 të mëngjesit të kësaj të premteje, kur Izraeli ndaloi të gjithë operacionet dhe nisi tërheqjen e tankeve nga Gaza. Hyrja në fuqi e armëpushimit i ka mbushur me optimizëm banorët e qytetit jugor Kan Junuz të Rripit të Gazës.

Ky qytetar thotë se ndjehet krenar dhe plot dinjitet për këtë që është arritur, pavarësisht dhimbjes që i shkaktoi palestinezëve të kësaj zone lufta e fundit.

Nga armëpushimi përfituan edhe qytetarë të Rripit të Gazës, të mbetur jashtë territorit të tyre që kur Izraeli mbylli kufijtë pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor, të cilët u rikthyen të entuziazmuar pranë familjeve të tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share