Humbja ndaj Shqipërisë lëkund pozitat e trajnerit të Polonisë

Fernando Santos: Nuk jam lloji që heq dore, Polonia ka shpresa për në Euro 2024

Pavarësisht kritikave të shtuara akoma dhe më shumë pas humbjes në Tiranë, Fernando Santos mbetet në krye të kombëtares polake. Portugezi duket se nuk po përshtatet siç duhet me lojtarët që ka në dispozicion dhe krisja e marrëdhënieve në skuadër ka bërë që rezultatet të mos jenë ato që priten. Gjithsesi, pas sfidës së Air Albania, Santos ka pranuar se nuk do të heq dorë nga kontrata që ka me Poloninë dhe tani topi mbetet në fushën e federatës.

“U përpoqëm deri në fund dhe nuk e humbëm vullnetin tonë. Ky është futbolli, lojtarët nuk e meritonin këtë rezultat. Nuk mund të jem i sigurt se nuk ka asnjëherë diçka precize. Megjithatë, besoj në suksesin e misionit, por nuk varemi vetëm nga vetja. Unë nuk jam lloji i trajnerit që të heq dorë. Jam i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin. Gjithçka varet nga federata. Nëse presidenti vendos që ndryshimi është më i mirë sigurisht që jam në dispozicion. Megjithatë besoj ende te kualifikimi në Euro2024”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në rast largimi, Fernando Santos do të ishte trajneri më jetëshkurtër në historinë e kombëtares polake. 68-vjeçari debutoi në stolin e kombëtares më 24 mars të këtij viti, duke regjistruar vetëm 2 fitore dhe tre humbje në kualifikueset e Euro 2024.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share