Humbja ndaj Manchester United, Lewandowski me ritme “Bomberi”

25 gola për të 12-sezon radhazi

Eliminimi nga Kupat e Europës ka lënë shije aspak të mirë te Barcelona. Katalanasit tashmë duhet të fokusohen në kampionatin spanjoll, ku kryesojnë renditjen dhe në Kupën e Mbretit, turne që nuk e fiton prej dy sezonesh. Por humbja ndaj Manchester United ka vlera personale për Robert Leëandoëski. Polaku është shndërruar shumë shpejt në pikën e referimit te skuadra e Xavi-t, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën.

Në duelin e 30-të të sezonit debutues, ish-sulmuesi i Bayern Munich shënoi golin numër 25 me Barcelonën në të gjithë garat, kuotë që e arrin për herë të 12-të radhazi. Në 19 ndeshjet e La Ligës, Leëandoëski ka shënuar 15 gola këtë sezon, teksa ka dhënë edhe 5 asistime. Në Europa League shënoi vetëm një gol, teksa në Ligën e Kampionëve pesë gola. Leëandoëski ka shënuar një total prej 565 gola në 776 ndeshje në nivel klubesh. Polaku është lojtari më më shumë paraqitje në kombëtare, fanellën e të cilës e ka veshur në 138 ndeshje, ku ka shënuar edhe 78 gola.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share