Humbja me Shqipërinë, trajneri i Çekisë drejt shkarkimit

Media çeke: Vendimi merret nga java e ardhshme

Humbja e thellë ndaj Shqipërisë  me rezultatin tre me zero ndaj Çekisë dhe vënia në rrezik e kualifikimit për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani mund të shkaktojë largimin e trajnerit të kombëtares, Jaroslav Shilhavi.

Mediat çeke e bëjnë të sigurt largimin e trajneri të kombëtares së tyre, duke theksuar se do të jetë komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit që do të vendosë për fatin e Shilhavit brenda disa ditëve.

Pas disfatës me kuqezinjtë tekniku i Çekisë, duke nënkuptuar se nuk do ta japë dorëheqjen u shpreh se mirëpret vendimin e Federatës, ndërsa shtoi se humbja ndaj Shqipërisë erdhi edhe si rezultat i inferioritetit numerik.

Në mediat çeke përflitet si pasardhës i Shilhavit, trajneri i ekipit Slavias të Pragës. Nëse ky shkarkim do të realizohet atëherë kjo do të jetë hera e dytë që një trajner shkarkohet për shkak të humbjes nga Shqipëria.

Polonia do të largonte përfundimisht portugezin Fernando Santos si trajner i kombëtares, pas humbjes së pësuar me rezultatin 2 me 0 më 10 shtator në Tiranë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share