Humbja dramatike me Marokun, Ronaldo largohet në lot nga Kupa e Botës

Për Cristiano Ronaldon nuk do të ketë një titull në këtë Kupë Bote, në atë që ka të ngjarë të jetë paraqitja e tij e fundit në turneun më të madh të futbollit. Pasi ishte në stol në nisje, për të dytën ndeshje radhazi, Ronaldo nuk mundi ta ndihmonte Portugalinë të triumfonte kundër Marokut, duke humbur 1-0 në çerekfinalen e kësaj të shtune.

37-vjeçari doli nga fusha i përlotur. Ronaldo hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë me skuadrën e tij që po humbiste. Ai zëvendësoi mesfushorin Rúben Neves në minutën e 51-të.

Kjo ishte Kupa e 5-të e botës për Ronaldon dhe me gjasë e fundit. Edhe në ndeshjen kundër Zvicrës, Ronaldo ishte po ashtu në stol dhe u fut në fushën e lojës si zëvendësues. Maroku bëri histori në ndeshjen e kësaj të shtune, falë një një goditje me kokë të Youssef En-Nesyri në minutën e 42-të.

Maroku do të përballet në gjysmëfinale me Francën ose Anglinë, që luajnë mbrëmjen e kësaj të shtune në çerekfinalen e fundit e këtij botërori./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share