Humbin jetën në aksident prindërit e Alban Bushit

Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.
Fugoni me targa PMX-8942, i drejtuar nga shtetasi grek 47-vjeçar Marios Simitliotis, u përplas me një makinë “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, të drejtuar nga 75-vjeçari Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes, Ali Bushi dhe bashkëshortja e tij 71-vjeçare, Bukurije Bushi, humbën jetën. Ndërkohë, drejtuesi grek i fugonit mbeti i plagosur lehtë dhe është arrestuar nga policia.
Dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i cili aktualisht është trajner i Kombëtares U-21.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share