Humb kontrollin dhe ‘fluturon’ nga rruga rajonale Mavrovë-Dibër, lëndohet rëndë shoferi nga Gostivari

Në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, nëafërsi të lokalitetit “Boletin”, dje (20-nëntor) rreth orës 08:15, një veturë “ford” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga J.M. 40-vjeç nga Velebërda e Rekës së Poshtme, ka humbë kontrollin, ka fluturuar nga rruga dhe ishte rrokullisur në rrugë.

Në aksident, shoferi i veturës “ford” ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të Brendshme- Gostivar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share