24-vjeçari kenian Kelvin Kiptum u aksidentua me makinë
Rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj humb jetën në një aksident në Kenia. Kelvin Kiptum ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare për shkak të një aksident rrugor. Ai humbi jeten së bashku me trajnerin e tij, Gervais Hakizimana nga Ruanda, teksa udhëtonin me makinë në Kenian perëndimore.
Kiptum arriti një rekord si atlet në 2023 duke përshkruar 42 km në dy orë e 35 sekonda. Ai priste garën e radhës gjatë Lojërave Olimpike të Parisit që zhvillohet këtë vit.
Policia deklaroi se atleti Kiptum ishte shoferi dhe automjeti “humbi kontrollin dhe u botua, duke lënë të vdekur të dy personat në vend”.
Ndërkaq pasagjerja e tretë në mjet, një femër, ka mbetur e plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.
Kiptum konkurroi në konkursin e tij të parë të madh katër vjet më parë, duke vrapuar me këpucë të marra borxh pasi nuk mund të blinte një palë vete.
Klan News