Hulumtim: Kina dhe SHBA-ja janë më të ekspozuara në pasojat nga ndryshimet klimatike

Zonat e Kinës dhe SHBA-së janë me rëndësi kyçe për ekonominë botërore, por janë më së shumti të ekspozuara në efektet destruktive nga ndryshimet klimatike, përfundon studimi i publikuar sot, i cili i analizon rreziqet për ndërtesat dhe infrastrukturën.

Kompania australiane për vlerësim të rrezikut klimatik, HDI, e cila punon për investitorë ose analistë financiarë, kontrolloi më shumë se 2.600 territore në botë.

Sipas klasifikimit të kompanisë, tre vende janë më të goditura – SHBA, Kina dhe India.

“Ato në thelb janë motorë të ekonomisë botërore, ku është përqendruar infrastruktura e madhe”, deklaroi përfaqësuesi i kompanisë, Karl Malon.

Më të ekspozuara janë disa provinca kineze si Xhiangsu, Shandong dhe Hebei, ndërsa në SHBA ato janë Florida, Kalifornia dhe Teksasi. Të rrezikuara janë edhe zona në Indi, Indonezi dhe Brazil.

Në Evropë, Saksonia e Ulët dhe rajoni francez O-de-Frans janë të ekspozuar në rrezikun më të madh.

HDI u përqendrua në rrezikun nga disa efekte nga ngrohja globale, siç janë vërshimet e lumenjve dhe sipërfaqeve, vërshime bregdetare, nxehtësia ekstreme, zjarre pyjore, rrëshqitja e tokës (lidhur me thatësirën), erëra ekstreme dhe fenomene të ngrirjes dhe shkrirjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share