Huamarrja nga Hungaria/ VSquare: 500 milionë eurot Hungareze janë të Kinës!

Paratë hungareze janë kineze, Budapesti është një ndërmjetës, pretendon një media investigative e Europës Qendrore.

Paratë e huasë hungareze nuk janë hungareze, janë kineze dhe Budapesti luan rolin e ndërmjetësit. Kështu pohon media hulumtuese “VSquare”, e cila trajton tema nga Evropa Qendrore. Emri i medias, në të cilën punojnë shumë gazetarë të famshëm investigativë, vjen nga shkurtesa e Grupit të Vishegradit.

VSquare shkruan:

“Këtë korrik, Hungaria njoftoi një kredi prej 500 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut, një vend i udhëhequr sërish nga partia nacionaliste VMRO-DPMNE dhe që konsiderohet kështu një aleat i ngushtë i Viktor Orban. Menjëherë pas kësaj, të dhënat nga agjencia e borxhit shtetëror të Hungarisë zbuluan se vetë Hungaria kishte marrë një hua prej 1 miliardë eurosh nga Kina në fillim të vitit 2024, një fakt që qeveria e Orbanit nuk e bëri publik. Burime të shumta diplomatike na kanë thënë se dy kreditë janë të lidhura, duke treguar se Hungaria po përdor fondet kineze për të mbështetur Maqedoninë e Veriut – në thelb duke vepruar si përfaqësuese e Kinës.

Kur Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në ditën kur u zgjodh shpalli një kredi prej 1 miliard euro për projekte strategjike, ai menjëherë mohoi se do të vinte nga Rusia apo Kina, duke pretenduar se do ta jepte një shtet evropian. Më vonë Mickoski tha se do të mjaftonin 500 milionë euro.

Burimet tona mbeten të hutuara nga përfshirja e Hungarisë, veçanërisht pasi qeveria e Orbanit përballet me problemet e saj financiare. Ajo që e bën historinë edhe më misterioze është se, sipas një burimi biznesi të lidhur ndërkombëtarisht, Hungaria fillimisht shpresonte të siguronte një hua shumë më të madhe gjatë vizitës së Xi Jinping në Budapest si një zëvendësim për fondet e ngrira të BE-së per Hungarin.

BE ka bllokuar 6.3 miliardë euro fonde kohezioni për Budapestin për shqetësimet në lidhje me çështjet e sundimit të ligjit, korrupsionin dhe mungesën e reformës në drejtësi. Për më tepër, rreth 2.5 miliardë euro fonde rindërtimi janë bllokuar për shkak të trajtimit të refugjatëve, diskriminimit ndaj komunitetit LGBT dhe shkeljeve të lirisë akademike.

Qeveria e Orbanit nuk arriti të përmbushë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për akses në 6.3 miliardë euro nga Qendra e Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (RRF) dhe 3.9 miliardë euro nga faza e huasë së programit.

Orban dhe VMRO-DPMNE e krahut të djathtë të Maqedonisë së Veriut janë aleatë, por mbetet një pyetje e madhe se pse qeveria hungareze i dha ndihmë financiare një qeverie të huaj në një kohë kur ajo po përballet me vështirësi serioze financiare.

Deri në fund të gushtit, deficiti buxhetor ishte rritur në 103% të objektivit të vendosur në fillim të këtij viti, ose 73% që kur objektivi i deficitit u rrit në 4.5%. Analistët thanë se nevojiteshin më shumë masa fiskale për të mbajtur hendekun buxhetor nën atë nivel dhe ndoshta edhe masa më të ashpra për ta sjellë atë nën 3% në përputhje me objektivat sipas rregullave të BE-së për procedurën e deficitit të tepërt. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share