Hoxhë Ahmed Kalaja falënderon ministrin Krenar Lloga

Pas deklarimit të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin Klan Debat në lidhje me ndalesën që iu bë hoxhës Ahmed Kalaja në kufirn e Maqedonisë, ka reaguar ky i fundit. Kalaja ka falënderuar ministrin Lloga, duke e mbështetur konstatimin e tij se ka të bëjë me islamofobi dhe albanofobi, përcjell KlanM.
“Krenar me Krenarin. Faleminderit shumë për reagimin e mbushur me ndjeshmëri gjaku shqiptar; gjë që na bën të ndjehemi krenar i nderuari ministër z. Krenar Lloga. Me të vërtetë konstatimi juaj është tepër korrekt: Këtu vjen era albanofobi dhe islamofobi”, ka shkruar mes tjerash Ahmed Kalaja.
Përndryshe në Klan Debat, lloga theksoi se është absurde ndalimi i hoxhës, pasi i njejti predikon dhe bën thirrje për paqe e mirësi. Sipas tij, në strukturat e institucioneve shtetërore e sidomos të atyre të sigurisë në maqedoni, ka ende segmente albanofobe dhe islamofobe. Lloga premtoi se do ta ndreqin këtë gabim dhe herën e ardhshme, hoxha Ahmed Kalaja nuk do të jetë në “stop” listën e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share